Sporti

Mourinho: Roma e meritoi fitoren

10/18/2021 09:53
nga:E K

Jose Mourinho u ankua në vendimet e gjyqtarit, dhe këmbëngul se Roma ‘meritonte të fitonte’ humbjen e tyre 1-0 ndaj Juventusit.

Roma e nisi mirë takimin por pësuan shpejt me golin e Moise Kean në minutën e 16’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Roma kishte raste të mira të rikthehej në lojë. Veretout humbi penalltinë në minutën e 44’të të takimit, edhe në pjesën e mbetur të lojës skuadra e Mourinhos kishte raste të shumta shënimi por Szczesny intervenonte për t’a mbajtur portën e paprekur.

Pas ndeshjes portugezi, Mourinho tha se Roma meritonte të fitonte këtë takim.

“Mund të them vetëm se pashë një Romë të madhe sot. Kjo është ajo që u thashë lojtarëve të mi në dhomat e zhveshjes, “tha Mourinho për DAZN.

“Natyrisht, ne po flasim për një humbje dhe zero pikë, por gjithçka që mund të them është se ishte një Romë e madhe në çdo aspekt. Urime për organizimin, punën e palodhur, ata që luajtën pavarësisht disa vështirësive fizike, lojtarët e munguar gjatë detyrës ndërkombëtare”, vazhdoi ai.

“Unë fitova këtu shumë vite më parë pa luajtur aq mirë, sot ne humbëm kur luajtëm shumë mirë dhe treguam se po shkojmë në drejtimin e duhur”, përfundoi Mourinho.

/GazetaBlic Sport/