Një person është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes së sontme në Skenderaj.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, përkatësisht përballë selisë së PDK-së në Skenderaj, raporton GazetaBlic.com
Burime brenda QKMF-së në Skenderaj, konfirmuan për Gazeta Blic se një personi të moshës 33 vjeçare i është dhënë tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi.
Sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
Në Polic, rasti është iniciuar dhe po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.


