Lajme

Rezultatet e fundit në Vushtrri, Ferit Idrizi vazhdon të prijë

10/17/2021 22:42
nga:Gazeta Blic

Pas numërimit të 76,46 për qind të votave në Vushtrri, Ferit Idrizi vazhdon të prijë për kah numri i votave.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë ka 36,64 për qind të votave, i ndjekur nga kandidati i LDK-së për kryetar, Xhafer Tahiri, me 33,98 për qind të votave.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune, Arsim Rexhepi, ka 25,99 për qind.