Lajme

Sami Lushtaku: Këtë fitore ia dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli!

10/17/2021 22:02
nga:L J

Sami Lushtaku, kryetari i PDK’së në Skenderaj i cili nuk pati të drejtë kandidimi në zgjedhjet e sotme komunale – ka reaguar pas rezultateve të fundit.

Deri tani janë numëruar 25% në Skenderaj, e Fadil Nura i PDK’së ka mbi 59% – dhe po triumfon bindshëm ndaj Bekim Jasharit, përcjell GazetaBlic Sport.

Lushtaku ka uruar e falënderuar Skenderajin për votat e tyre, teksa ka shtuar se këtë fitore ia dedikojnë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ja postimi i tij: