Lajme

EXIT POLL-i i prezantuar në Klan Kosova: Ja kush e fiton Lipjanin!

10/17/2021 19:25
nga:Mergim Rreci

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka fituar pa ballotazh me 50.30% garën për këtë komunë sipas Exit Poll-it të prezantuar në Klan Kosova.

Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje Adnan Rrustemi, i ka fituar 25.20%.

Hyzer Rizani, i Partisë Demokratike sipas këtij Exit Poll-i ka 20.00 %.

Ndërkaq Bashkim Budakova nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka 4.50%.