Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për zgjedhet komunale që po mbahen sot në Republikën e Kosovës.
Ahmeti thotë se për të është ndryshe me votu pa qenë kandidat, por shkruan se vota e tij është tepër me rëndësi për të, se kujt do të ja dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor, përcjell GazetaBlic.
Ja postimi i tij:
“Suksese të gjithë kandidatëve sot! Ndjenjë ndryshe me votu pa qenl kandidat. Megjithatë votë tepër me rëndësi për mua se kujt do të ja dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social, Facebook.
/GazetaBlic


