Hani i Elezit është komuna me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje nga komunat me shumicë shqiptare në Kosovë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i përditëson në kohë reale të dhënat lidhur me daljen në zgjedhje të qytetarëve thotë se sipas statistikave të orës 15:02, Hani i Elezit ka përqindjen më të lartë.
Këto statistika thonë se 41.01 përqind e qytetarëve kanë dalur në zgjedhje deri më tani.
Për disa mandate me radhë në këtë komunë kryetar bëhet kandidati i pavarur Rufki Suma.



