Lajme

Denoncon Lista e Pavarur, Bekim Jashari: Mergim Lushtaku, Jetullah Geci dhe militantë të PDK-së po iu bëjnë presion votuesve para qendrave të votimit

10/17/2021 15:03
nga:Y I

Lista e Pavarur, Bekim Jashari, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook kanë denoncuar disa shkelje duke thënë se Mergim Lushtaku, Jetullah Geci dhe militantë të PDK-së po i’u bëjnë presion votuesve para qendrave të votimit, raporton Gazeta Blic.

Ata kanë kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që të sigurojë proces të rregullt zgjedhor dhe ndëshkim të individëve që po tentojnë në deformojnë vullnetin e lirë të qytetarëve të Skenderajt.

Reagimi i plotë:

Mergim Lushtaku, Jetullah Geci dhe militantë të PDK-së presion votuesve para qendrave të votimit

Siç shihet në fotografitë e bashkangjitura, militantë të PDK-së, të prirë nga deputeti, Mergim Lushtaku janë duke iu bërë presion votuesve para qendrave të votimit në shumë fshatra, duke përfshirë, Kllodernicën, Vojnikun, Makermalin, Terrnavcin, Klinën e Epërme e Likocin, ndërsa në Llaushë ish asambleisti i PDK-së, Jetullah Geci hyn në secilin vendvotim dhe iu bërë presion komisionerëve dhe vëzhguesve.

Kërkojmë nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës që të sigurojnë proces të rregullt dhe ndëshkim të individëve të tillë të cilët më çdo kusht nga frika e humbjes po tentojnë në deformojnë vullnetin e lirë të qytetarëve të Skenderajt.