Lajme

Treni godet veturën afër Klinës, një i lënduar

10/17/2021 13:38
nga:E K

Një aksident trafiku ka ndodhur në Krushevë të Klinës. Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka goditur një automjet, ku një person ka mbetur i lënduar.

Policia e trafikut i është përgjigjur aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Aksidentet në këtë hekurudhë janë bërë të shpeshta kohëve të fundit.