Lajme

Gjendet i vrarë me armë 45-vjeçari në afërsi të lumit Shkumbin

10/17/2021 12:57
nga:Y I

Një 45-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Dyshohet paraprakisht se personi mund të jetë vrarë diku tjetër dhe trupi i tij është hedhur aty ku u gjet. Deri më tani nuk ka denoncim për persona të zhdukur dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se trupi i 45-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të qytetit nga ku pritet të bëhet identifikimi i tij.

Blutë ndodhen në vendngjarjen ku dhe po vijojnë krehjen e zonës

Njoftimi i policisë

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.