Lajme

Voton Daut Haradinaj: Lus qytetarët të votojnë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit

10/17/2021 11:56
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka shfrytëzuar të drejtën e votës, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

“Lus qytetarët të votojnë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit. Urime Kosovë, na prift e mbara”, ka thënë ai.