Kryetari i Komunës së Drenasit ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.
Ai pas votimit është deklaruar për media dhe ka thënë se i fton të gjithë të votojnë për kryetarin e tyre, shkruan GazetaBlic.
“Sot është një ditë e mirë dhe unë i ftoj qytetarët të dalin të votojnë për kryetarin e tyre. Të gjitha votat janë të rëndësishme”, tha Lladrovci.


