Lajme

Procesi i votimit po shkon në rregull në Leposaviq

10/17/2021 09:51
nga:Y I

Procesi i votimit ka shkuar në rregull edhe në Leposaviq.

Në garë për të parin e Komunës së Leposaviqit janë dy kandidatë, Zoran Todiç i Listës Serbe dhe Shaqir Hetemi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në këtë komunë janë 25 vendvotime me 18 qendra votimit. Të drejtë vote kanë 12 mijë e 707 qytetarë.

Qytetarët do të votojnë për të parin e komunës në të cilën ata jetojnë.

masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, është e detyrueshme të mbani maska dhe të përdorni dezinfektues të duarve. Materiali zgjedhor është përgatitur siç duhet dhe priten votuesit e parë.

Një qytetarë e cila hedhi votën e saj tha se presin ndryshim e ku presin të përfshihen më shuëm të rinjtë.

“Të përfshihen të rinjtë më shumë, më shumë të besojnë, ja kjo që ata të besojnë”, tha ajo për KosovaPress.

Qytetari tjetër shpreson që udhëheqja e ardhshme të krijojë paqe.

“Ndoshta do të përpiqen të jetë më mirë dhe të mos ketë konflikte”, u shpreh ai.