Armando Broja realizoi golin e tij të parë në Premier Ligë ndaj Southamptonit ditën e djeshme (e shtunë), në kuadër të xhiros së tetë.
Edhe më i veçantë ky gol i Brojës ishte për faktin se me golin e tij të vetëm ai i siguroi fitoren skuadrës së tij, e cila ishte pa asnjë fitore të vetme pas shtatë xhirove të para në sezonin e ri.
Faqja zyrtare e Premierligës në ‘Twitter’ ka bërë një dedikim të veçantë për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, duke postuar se goli fitues i Brojës për Southamptonin ishte i pari i shënuar ndonjëherë nga një shqiptar në Premierligë.
?? @armandobroja9's winner for Southampton was the first ever goal scored by an Albanian player in the #PL#SOULEE pic.twitter.com/YtNTcnSkq7
— Premier League (@premierleague) October 16, 2021


