Sporti

Lazio fiton me përmbysje ndaj Interit, nuk ka minuta për Vedat Muriqin

10/16/2021 19:59
nga:Mergim Rreci

Lazio e ka mposhtur Interin në derbin e kësaj jave në Serie A.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme në kryeqytetin italian, shkruan GazetaBlic Sport.

Kishte rivalitet, spektakël dhe shumë emocione deri në sekondat e fundit, atje ku rezultati përfundimtar ishte 3 me 1.

Ishte Persisic ai që i dha avantazhin Interit në pjesën e parë, por Immobile, Felipe Anderson dhe Savic me golat e tyre, i dhanë fitoren e madhe Lazios.

Të dy skuadrat kishin edhe raste të tjera shënimi, por që nuk e gjetën rrugën e golit. Vedat Muriqi nuk luajti për asnjë minut në këtë takim.

Kjo është renditja e Lazios dhe Interit pas këtij takimi.

/GazetaBlic Sport/