Lajme

Covid-19: Rastet në mbarë botën tejkalojnë pragun prej 240 milionë

10/16/2021 15:01
nga:Y I

Rastet e koronavirusit në nivel global kanë tejkaluar pragun prej 240 milionë, ndërsa në botë janë administruar deri më tani gati 6.6 miliardë doza vaksinash: kjo është ajo që del nga numërimet e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas universitetit amerikan, që nga fillimi i pandemisë infeksionet e konfirmuara janë 240,055,011, përfshirë 4,889,571.

Në të njëjtën kohë, dozat e vaksinave të ndryshme të Covid të administruara arritën në 6,586,889,051.