Lajme

Aksioni i së mërkurës në veri: Njëri nga policët e plagosur intervistohet nga policia

10/16/2021 11:26
nga:M K

Pas aksionit të Njësive Speciale në veri të mërkurën me datën 13 tetor, rezultoi me lëndime të 10 zyrtarëve policorë, pas sulmeve nga serbët atje.

Policia fillimisht nuk ka dhënë detaje se nga çka u lënduan zyrtarët e saj, teksa sot është bërë e ditur se njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri në Zveçan.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima e gjinisë mashkullore (zyrtar policor), është intervistuar dje në lidhje me rastin.

Teksa po ashtu bëhet e ditur se i njëjti është plagosur nga arma e zjarrit atë ditë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.Ndryshe, të mërkurën, Policia ka ndërmarr një aksion në disa vise të Kosovës, përfshirë edhe veriun, lidhur me mallrat e kontrabanduara.

Policia hasi në rezistencë të banorëve serbë, të cilët shfrytëzuan kamionët për të bllokuar rrugën, si dhe sulmuan njësitet, ku madje pati edhe shpërthime.