Sporti

Prishtina – Llapi, ja formacionet zyrtare të derbit të sotëm

10/16/2021 12:08
nga:E K

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e nëntë.

Në program janë tri ndeshje intersante, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet e shumë gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Kampioni në fuqi, Prishtina e pret në “Fadil Vokrri” Llapin e Tahir Batatinës, për duelin që fillon nga ora 13:00.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare:

Ja 11’shet startuese:

Prishtina:Nika, Boshnjaku, Mici, Atanda, Kryeziu, Hoti, Mankenda, Bekteshi, Avdyli. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Llapi:Coric, Emini, Prençi, Ramadani, Maliqi, Krasniqi, Peposhi, Davalos, De Silva Neto, Alidema. Kryetrajner: Tahir Batatina