Lajme

Pamje nga hoteli në Shqipëri ku katër turistë rusë u gjetën të vdekur brenda saunës

10/16/2021 08:39
nga:M K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës ku 4 shtetas të rusë u gjendën të vdekur në saunan e një hoteli.

Mësohet se viktimat u asfiksuan për vdekje brenda saunës së hotelit. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta.

Viktimat janë dy burra dhe dy gra. Ata ishin turistë të huaj, shtetas rusë, të cilët prej 1 jave ndodhen në Shqipëri, shkruan tvklan.al.

Katër turistët u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit pasi nuk ishin bashkuar me pjesën tjetër të grupit.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkaqe të defektit teknik, për faj të stafit të hotelit apo për shkak të vetë turistëve. Këto dyshime do të sqarohen në vijim nga grupi hetimor që tashmë ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet e vendit të ngjarjes. Ju ftojmë të shikoni fotot dhe videot.