Zgjedhjet Lokale

Kandidati i VV-së për komunën e Obiliqit, Halil Thaçi: Jam i lumtur që e kam shpjeguar programin tim, të vetmin program konkret e të prekshëm

10/15/2021 23:22
nga:Mergim Rreci

Kandidati i VV-së për komunën e Obiliqit, Halil Thaçi, e ka mbyllur fushatën zgjedhore.

Thaçi tha se kishte mbi 380 vizita në oda, e me mbi 1000 takime të tjera gjatë këtyre ditëve, raporton GazetaBlic.

Ai tha se ekishte të rëndësishme të shpjegonte programin e tij voluminoz, të vetmin program konkret e të prekshëm.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që ta votojnë atë.