Kandidati i PDK-së për Asamble Komunale në Pejë, Arton Muhaxheri, ka falenderuar të gjithë ata që i përkrahën në këtë fushatë elektorale, raporton Gazeta Blic.
Muhaxheri ka falenderuar gjithashtu për mbështetjen kryetarin e PDK-së në Pejë, Xhavit Halitin, kandidatët për asamble, kryetarët e nëndegëve si dhe aktivistët e PDK-së.
Tutje ai ka thënë se 17 tetori nuk është vetëm një ditë e zakonshme vikendi, por është e diela ku qytetarët e Pejës do të vendosin se kujt do t’ia delegojnë besimin për ti përfaqësuar në katër vitet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Përmes këtij postimi më lejoni që të ju faleminderohem secilit nga ju që ishim bashkë në këtë fushat zgjedhore në një moment krejt të pazakont për PDK-në në Pejë.
I faleminderohem deri në përulje, kryetarit të PDK-së në Pejë z. Xhavit Haliti që na mbeshteti gjatë gjithë kohës, secilit kryetar të nëndegës, secilit kandidat për asamble, secilit aktivist të PDK-së që nuk u ndalen së punuari për partin.
Të nderuar qytetarë e diela e 17 Tetorit nuk është vetēm një ditë e zakonshme vikendi, por është e diela ku qytetarët e Pejës do të vendosin se kujt do t’ia delegojnë besimin për ti përfaqësuar në katër vitet e ardhshme.
Prandaj, kandidatët e PDK-së për asamble komunale janë gati për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Pejës për katër vitet e ardhshme.
VOTO PDK 177
Bashkë për Pejën
Ju faleminderit!