Një prej zotimeve kryesore të kandidatit të AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është ai për Bashkësinë Islame të Prishtinës.
I ftuar në televizionin publik, Haradinaj tregoi se me Bashkësinë Islame në Prishtinë do të bashkëpunojë për mbulimin e shpenzimeve në raste të ceremonive mortore në vlerë 500 euro, duke përfshirë edhe një drekë mortore.
Të gjitha këto shpenzime, sipas Haradinajt do të mbulohen nga buxheti i kryeqytetit
Haradinaj tregoi se në qeverisjen e tij do të themelohet zyra për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës.
Po ashtu, Haradinaj ka paraparë hapjen e një kuzhine për qytetarët e Prishtinës, për t’i ushqyer ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike.
“Komuna e Prishtinës do të mbulojë pagesën e qirasë së objektit dhe do të sigurojë ushqimin në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame, Prishtinë”, u shpreh ai.