Kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Hanefi Musliu, ka vizituar sot shoqatën “Handikos”.
Musliu u zotua se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për tu siguruar që fëmijët e kësaj kategorie të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut njësoj si fëmijët e tjerë, raporton GazetaBlic.
Ai tha poashtu se prioritet kryesor do të jetë ajo çfarë është më e mirë për këta fëmijë si: arsimin gjithëpërfshirës, nxitjen e mundësive për vetëpunësim, aktivitet të lirë privat, çasje të lehtë në ndërtesa, rrugë, transport dhe ambiente të brendshme apo të jashtme, përfshirë shkollat, strehimin, qendrat shëndetësore apo ambientet e punës.
Ky është postimi i tij i plotë.
/GazetaBlic/