Kandidati i VV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, në një intervistë për “Expose” ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme .
Thaçi ka premtuar investime në shëndetësi, arsim, bujqësis etje.
“Marrë parasysh problemet dhe specifikat që i ka komuna jonë, ne parashohim që në 4-vjeçarin e qeverisjes tonë do të realizojmë një plan-program i cili do t’i përshtatet dhe do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve. Ne kemi radhitur një program prej 16 prioritetesh. Qyteti i Obiliqit ka stagnuar karshi zhvillimit dhe ndërtimit të tij perderisa qytete të tjera janë ndërtuar, janë zhvilluar, qyteti jonë ka stagnuar, është një fshat i madh. Kjo na bën ne të mendojmë se na duhet një politikë ndryshe karshi zhvillimit dhe ndërtimit të qytetit. Mendojmë se në katër vjeçarin e ardhshëm Obiliqin ta bëjmë taman një qytet, një qytet urban që banorëve ju duhet. Sot një familje kur ka nevojë për banim se gjen dot në qytetin e vet, pra ne premtojmë politika të favorshme për ndërtimet e larta gjë që do t’ua lehtësojë qytetarëve për të gjetur një zgjidhje në qytetin që duan”
“Qyteti i Obiliqit ka probleme të shumta. Marrë parasysh se kemi një buxhet për kokë banori më i madhi në Republikën e Kosovës, ne mendojmë se nuk është investuar aty ku ka qenë e nevojshme. Psh ne kemi shkollën Ibrahim Rugova e cila vazhdon punën me dy ndërrime, ajo shkollë nuk ka as vende për kabinete”
“Shkolla fillore, Ibrahim Rugova vazhdon mësimin me dy ndërrime, ne mendojmë ta ndërtojmë një shkollë të re atje për ciklin e ulët. Përveç kabineteve, do të pajisim të gjitha shkollat në dy-vjeçarin e parë me projektorë dhe laptopë. Do të ketë bursa për studentë dhe nxënësit e dalluar. Edhe bujqësia është një ndër priorotet tona.”
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë: