Në tubimin përmbyllës të fushatën parazgjedhore në Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Agim Bahtiri iu drejtuan qytetarëve të Mitrovicës në një tubim në sheshin e Mitrovicës.
Kryeministri Kurti shpalosi zotimet e tij për projekte të mëdha konkrete për Mitrovicën.
Postimi i Agim Bahtirit:
Mitrovicasit e lëshuan kushtrimin e fitores madhështore pa balotazh, duke treguar se nuk do të lejojnë asnjëherë më që të kthehen në krye të komunës veglat e klanit Pronto, të cilët e shkatërruan Mitrovicën deri në vitin 2013.
Siç e tha Kryeministrin ynë Albin Kurti, me Agimin në Mitrovicë e me të në Qeveri në mandatin e ardhshëm Mitrovicën e presin shumë projekte, si:
1) Përfundimi i shpejt i Autostradës Prishtinë-Mitrovicë;
2) 70 milionë euro investime nga buxheti i shtetit në ndërmarrjen Trepça;
3) Funksionalizimi i Zonës së Lirë Ekonomike;
4) Ndërtimi i katër çerdheve publike;
5) Ndërtimi i QKMF-së së re;
6) Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në gjithë rajonin e Shalës së Bajgorës, etj.
Bashkë Qeverisim Mitrovicën!
LVV 144 | AB +4