Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB i është drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se kur ajo e përmend emrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të ngrihet në këmbë, pasi që sipas Selakoviq, Vuçiq është edhe president i Osmanit.
Tutje, ai lëshoi akuza të rënda në drejtim të krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si kasap të Ballkanit.
Presidentja e vendit ,Vjosa Osmani, iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin.
“Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo.
Selakoviq e quan Thaçin kasap të Ballkanit, i thotë Osmanit se Vuçiqi është presidenti yt


