Kandidati i Iniciativës Qytetare për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, në mbyllje të fushatës elektorale ka falenderuar qytetarët për përkrahjen e dhënë.
Gashi ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë numrin 109, Iniciativën Qytetare për Obiliq.
Ai theksoi se me votën për Iniciativën Qytetare do t’i garantohet qytetit të Obiliqit zhvillim urban, fuqizim ekonomik, arsimim cilësor, shëndetësi e avancuar, përkrahje për rininë dhe gratë, avancim i bujqësisë etj.
“Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin! Na priftë e mbara!” shkruan Gashi në Facebook.
Postimi i plotë:
Bashkëqytetarë të nderuar,
Të nderuara struktura të Iniciativës Qytetare për Obiliq,
Po e përmbyllim këtë fushatë zgjedhore, duke ju falënderuar nga zemra për përkrahjen e dhënë drejtë jetësimit të platformës tonë qeverisëse #Bashkë.
Obiliqi meriton që të vazhdojë tutje drejtë hapave të sigurtë të zhvillimit, prandaj me 17 tetor dilni votoni, duke votuar për numrin 109✅ Iniciativën Qytetare për Obiliq, ju do t’i garantoni qytetit të Obiliqit zhvillim urban, fuqizim ekonomik, arsimim cilësor, shëndetësi të avancuar,përkrahjen e rinisë dhe grave, avancimin e bujqësisë, mjedis të pastërt, infrastrukturë moderne, shërbime efikase publike.
Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin! Na priftë e mbara!
Xhafer Gashi