Shefi i Shtabit Zgjedhor të Daut Haradinajt, ish – ministri Selim Selimi përmes profilit të tij në facebook të tij në facebook ka thënë se kërcënimet e Kryeministrit Kurti ndaj kompanisë së sondazheve patën efekt.
Sipas tij, politika e kërcënimeve detyroi që një ditë para heshtjes zgjedhore në Prishtinë të prodhohet një sondazh që paraqet shifra e përqindje për të krijuar opinion publik.
Ndër të tjera, Selimi tha se kërcënimi i Kryeministrit dhe prodhimi i sondazheve është manipulim klasik e e di që populli më nuk mashtrohet.
Postimi i plotë:
Siç duket kërcënimet e Kryeministrit Kurti ndaj kompanisë së sondazheve patën efekt. Politika e kërcënimeve e detyroi që një ditë para heshtjes zgjedhore në Prishtinë të prodhohet një sondazh që paraqet shifra e përqindje për të krijuar opinion publik. Ky makinacion nuk do të ndikojë në vullnetin e popullit. Populli thotë që “Qurani nuk majet në natën e bajramit”. Kërcënimi i Kryeministrit dhe prodhimi i sondazheve është manipulim klasike e e di që populli më nuk mashtrohet.