Showtime

Edi i “Për’puthen” flet ekskluzivisht për GazetaBlic! Nga lidhja e dashurisë jashtë programit deri tek kërkim falja e Adës

10/15/2021 13:45
nga:Genita C

Protagonisti i “Për’puthen 3”, Eduart Kuçi, është një emër shumë i përfolur në mediet rozë.

Përveç që simpatizohet shumë nga vajzat e programit, ai ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të disa deklaratave të tij sidomos ndaj Adës të cilën e kritikoi.

Në puntatën e djeshme, Edi i kërkoi falje Adës dhe për GazetaBlic ai tha se është ndjerë keq për ofendimet që i kishte bërë asaj.

Edi është komentuar shumë shpesh edhe për jetën e tij jashtë programit duke u aluduar për lidhje dashurie.

“Nuk jam në lidhje jashtë programit”, u shpreh Edi për GazetaBlic.

Në këtë prononcim, Edi foli edhe Ritvanën ku nuk hezitoi të tregonte mendimin e tij për të: “Është një vajzë shumë e mirë, e mrekullueshme dhe ka një qëndrim të bukur”./GazetaBlic/