Lajme

Shpërthim në një xhami në Afganistan, raportohet edhe për viktima

10/15/2021 12:37
nga:M K

Një shpërthim ndodhi në xhaminë shiite në qytetin afgan të Kandahar.

Numri i saktë i viktimave është ende i panjohur, por bbc thotë se ka shumë.

Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes, ku në të cilat në përgjithësi marrin pjesë shumë besimtarë, raporton aljazeera.

Kandahar është qyteti i dytë më i madh në Afganistan. Ky është sulmi i dytë ndaj xhamive shiite në Afganistan brenda një jave.

Kujtojmë, militantët e Shtetit Islamik të Premten e kaluar kryen një sulm të ngjashëm në një xhami në Kunduz, në të cilën të paktën 100 njerëz u vranë dhe u plagosën.