Zgjedhjet komunale do të mbahen këtë të diel.
Gazeta Blic u sjell detaje dhe statistika për numrin e kryetarëvë që janë në garë për kryetar të komunave në nivel të vendit, gjininë dhe po ashtu numrin e asamblistëve që garojnë në këto zgjedhje përfshirë këtu edhe gjininë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 5 mijë e 364 kandidatë.
Prej tyre janë 3.413 meshkuj, përderisa femra janë 1,951.
Nga numri i përgjithshëm prej 5 mijë e 364, në garë për t`u bërë kryetar komune janë 166 kandidatë.
Edhe në këto zgjedhje sikurse edhe në zgjedhjet e 2017 dhe njashtu edhe të 2013 kandidatët që i kanë hyrë garaës për të marrë drejtimin e një komune të caktuar, për një mandat katër vjecar, prijnë meshkujt.
Në këto zgjedhje garojnë 152 meshkuj, përderisa fermat që synojnë të parën e komunës janë 14 në nivel vendi.
Për t`u bërë këshilltar bnë Kucvendet Komunale garojnë 5 mijë e 198 kandidatë.
Në mesin e tyre janë 3.261 meshkuj.
Për këshilltare komunale kanë garuar e janë certifikuar 1.937 femra.
Procedurat e votimit të dielën bazuar në ligjin për zgjedhje janë të thjeshta – votohet për kandidatin për kryetar të komumës nga ndonjë subjekt i caktuar politik, përderisa mund të votohet vetëm për një kandidat për asamble. Gazeta Blic.


