Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të marrë pjesë në përmbyllje të fushatës zgjedhore në dy komuna: Prizren dhe Malishevë.
Në ora 14:00, Limaj do të jetë në Komunën e Prizrenit, ku do e përmbyllë fushatën me kandidatin e Nismës për kryetar, Zafir Berisha.
Ndërsa, në ora 16:00, Limaj do të qëndrojë në Malishevë për përmbyllje të fushatës.
Njoftimi i plotë nga Nisma Socialdemokrate:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju informojmë se, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nesër do të merr pjesë në dy tubime përmbyllëse të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor 2021.
PRIZREN – E premte, 15 tetor 2021 | Ora: 14:00 | Vendi: Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit
MALISHEVË – E premte, 15 tetor 2021 | Ora: 16:00 | Vendi: Restaurant “BIMI 2”


