Zgjedhjet Lokale

Xhafer Gashi: Me votën e qytetarëve me 17 tetor, prioritetet e platformës qeverisëse “Bashkë” do t’i bëjmë realitet

10/14/2021 19:31
nga:Y I

Kandidati i Iniciativës Qytetare për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se me votën e qytetarëve me 17 tetor, prioritetet e platformës qeverisëse “Bashkë” do t’i bëjnë realitet.

Gashi ka thënë se në këto prioritete përfshihen digjitalizimi i shkresave zyrtare, vendosja e monitorit për njoftime dhe shpallje publike, digjitalizimi tek zyra e gjendjes civile dhe krijimi i qendrës së thirrjeve.

“Jemi #bashkë për shërbime efikase komunale për qytetarët e Obiliqit!Me votën tuaj për numrin 1️⃣0️⃣9️⃣✅, prioritetet e platformës qeverisëse #Bashkë do t’i bëjmë realitet!” shkruan Gashi në Facebook.