Lajme

“Fushata elektorale ishte e zbehtë, të dielen nuk priten befasi”- Njohësit e çështjeve politike analizojnë paraqitjen e kandidatëve!

10/14/2021 18:57
nga:Y I

Nesër përmbyllet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, që pritet të mbahen të dielen në vendin tonë, raporton Gazeta Blic.

Gjatë këtyre javëve kandidatët e të gjitha subjekteve politike kanë shpalosur programin dhe platformën e tyre qeverisëse për katër vitet e ardhshme.

Kandidatët janë përballur dhe ballafaquar në studio të ndryshme televizive dhe këto përballje u përmbyllën mbrëmë me debatin mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

Kjo fushatë elektorale po vlerësohet si e qetë dhe e zbehtë nga njohësit e rrethanave politike në vend.

Analisti, Rasim Alija, duke komentuar paraqitjen e kandidatëve për kryetarë komunash tha se ka një tendencë për të krijuar një identitet të tyre duke lënë në plan të dytë përkatësinë e subjektit politik, me përjashtim të LVV-së.

“Gara përgjithësisht ka qenë me tone te buta dhe e qetë! Elemente të reja të kësaj fushate, në krahahsim me fushatat e kaluara, janë, një lloj tendence e kandidatëve të të gjitha subjekteve politike, përjashtuar LVV, që të krijojnë një identitet te tyrin, duke lënë në plan të dytë perkatesinë e subjektit politik. Fushta në Prishtinë e shpërfaq më së miri këtë element! Element tjetër ka qenë përdorimi i figurës së kryeministrit Kurti, si strategji elektorale nga LVV. Pra me një ritem si kurrë më parë edhe në formë edhe në përmbajtje kemi një përfshirje të kryetarit të partisë nga pozicioni i kryeministrit. Ky element i ve në disavantazh kadidatët e subjekteve tjera politike, sepse gara e tyre bëhet me kyreministrin e jo me kandidatet e LVV në nivel lokal”

Alija vlerëson se komunat me garën më cilësore kanë qenë Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe Lipjani.

“Kumunat me garë super cilesore edhe për nga kandidatet edhe për nga mundesia që të ketë raund të dytë, do të jenë me gjasë, Prishtina, Gjakova, Gjilani, Lipjani. Ndërsa, Mitrovica, Peja, Ferizaj, dhe disa komuna të mesme, siç duket po shkojne drejt një qartesimi elektoral. Në disa prej tyre do ketë ndërrim të pushteteve, e në disa tjera mbajtje të pushtetit nga kryetaret aktual” deklaroi Alija për “Gazeta Blic”

Edhe njohësi i rrethane politike në vend Dorajet Imeri tha se kjo fushate elektorale ka qenë përgjithësisht e zbehtë.

Imeri ka kritikuar edhe premtimet e kandidatëve për të cilat tha se janë vështirë të realizueshme.

Ai tha se asnjë prej kandidatëve nuk ka paraqitur pothuajse asgjë ne lidhje me planet konkrete për rimekembje të sektoreve të prekur nga pandemia.

“Fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen në fundjavë e kam parë ne disa prizma. E para, është se parë në pergjithesi partitë politike kanë bërë disa perparime në lidhje me atë se çfarë ofrojnë për qytetarët si ofertë politike. E dyta, profilet e kandidateve relativisht janë të kenaqshme edhe pse në shume raste tregojnë per varferinë në posedimin e kuadrove të duhura për qeverisje lokale. E treta, partitë politike nuk i kushtojnë shumë rendësi pushtetit lokal në kuptimin e organizimit politik të strukturave politike lokale. Fushata ka qenë pergjithesisht e zbehte, premtimet elektorale janë veshtirë të realizueshme e në disa raste edhe futuriste”

“Nuk kanë specifikim te prioriteteve, nuk kane linja te qarta buxhetore, nuk kanë plan konkret per zbatueshmerine e tyre, nuk piketojne partner potencial per zhvillimin e ideve- projekteve politike. Pavaresisht qe fushata zhvillohet ne pandemi dhe zgjedhjet do te prodhojne institucione që duhet te japin pergjigjje problematikave te shumta te krijuara nga Covid-19, prapë se prapë kandidatët për kryetarë të komunave nuk kanë paraqitur pothuajse asgjë ne lidhje me planet konkrete për rimekembje të sektoreve të prekur nga pandemia. Pak ose aspak eshte permendur planifikimi i qytetit, nderkaq ne te gjitha komunat problem eshte paraqitur sidomos uji i pijshem”

Imeri shprehu bindjen se votimet e ditës së dielës do të zhvillohen në frymën e demokracisë dhe respektimit të ligjit.

“Këto zgjedhje me këto projekte te prezentuara veshtire se do te sjellin ndryshime pozitive ne qeverisjen lokale. Normale është që gara për kryeqytetin është gara me e fortë. Aty partitë politike kanë koncentruar një pjesë të mirë të energjive partiake për të kerkuar mbështetjen për kandidatet respektive. Votimi te dielen pres te zhvillohet ne frymen e demokracisë dhe respektimit te ligjit, pasi qytetaret e Kosoves ne shume pale zgjedhje, sidomos keto te fundit kane treguar pjekuri qytetare dhe vlera demokratike” deklaroi Imeri për “Gazeta Blic”.

Zgjedhjet e 17 tetorit pritet të mbahet nën masa, për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Këto zgjedhjet në Kosovë, janë të dytat me radhë ku zhvillohen në kohë pandemie, pas atyre të përgjithshme të 14 shkurtit.

Fushata elektorale përgjithësisht u zhvillua online dhe në rrjetet e ndryshme sociale dhe zgjati katër javë.

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kanë publikuar edhe masat që duhet të respektohen ditën e zgjedhjve .

/Gazeta Blic/

KQZ do të kërkojë nga Qeveria që të pezullojë kufizimin e lëvizjes në ditë e zgjedhjeve

 

Njofton MSH: Çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë çertifikatën e vaksinimit të plotë