Zlatan Ibrahimovic më në fund është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Milanit dhe mund të paraqitet këtë fundjavë kundër Hellas Verona.
Sulmuesi 40-vjeçar ka bërë vetëm një paraqitje zëvendësuese për 30 minuta këtë sezon, duke arritur të shënoi një gol në fitoren 2-0 ndaj Lazios më 12 shtator, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai iu nënshtrua një operacioni në gju gjatë verës, i cili e detyroi atë të humbasë UEFA EURO 2020 me Suedinë, pastaj përkeqësoi tendinën e tij të akilit duke nxituar që sa më shpejtë të rikthehet në fushë.
Ibrahimovic duhet të jetë në skuadër për ndeshjen e kësaj fundjave me Hellas Verona dhe madje mund të përpiqet të dalë nga stoli në minutat e fundit.
/GazetaBlic Sport/


