Zgjedhjet Lokale

Thaçi në takim me Këshillin e Bashkësisë Islame: Udhëzimet fetare për drejtësi e zhvillim do jenë kahja dhe drejtimi i qeverisjes tonë

10/14/2021 15:37
nga:Y I

Kandidati i LVV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me bartësin e listës së VV-së për ketë komunë, Sami Ahmetin, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Obiliq, raporton Gazeta Blic.

Thaçi ka theksuar se është tepër e rëndësishme për ta që të kenë bashkëpunim me përfaqësuesit e këtij institucioni aq kredibil për qyetarët e Komunë së Obiliqit.

“Ne i falenderuam për mikëpritjen dhe garantuam bashkëpunim në të mirë të zhvillimit të aktivitetit tyre fetar, moral e human.Udhëzimet fetare për drejtësi e zhvillim do jenë kahja dhe drejtimi i qeverisjes tonë të mirë” shkruan Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë: