Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, duke komtuar operacionin e Policisë së Kosovës e Doganës kundër kontrabandës, që u realizua në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, thotë për ‘Gazeta Blic’, se aksioni në veri nuk duhet të lidhet me fushatë politike, pasi që sipas tij, aksioni ka qenë i përgatitur më herët.
Ai shton se në aksione të tilla nuk varet situata politike në vend.
“Me sa duket shkak i përleshjes së tillë apo një pritje të tillë që pat pasoja, ka ndodhur që informacioni ka rrjedh më herët, kështuqë ata kanë qenë të përgaditur dhe pasojat ishin të rënda. Mirëpo Policia realisht ka përdorur një profesionalizëm. Nuk e kisha lidhur me fushatë, ky aksion ka qenë i përgaditur më herët kështuqë nuk varet çfarë situate është në vend, aksioni zbatohet kur urdhërohet nga prokurori apo gjykatësi në procedur paraprake”, thotë Ibishi.
/GazetaBlic
Aksioni në veri, fushatë zgjedhore apo luftim i kontrabandës-Kështu përgjigjen ekspertët


