Muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, i shënuar në vende të botës çdo tetor, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Shumë nga figurat publike nuk kanë hezituar të dalin para një publiku të gjërë dhe të tregojnë aftësitë e tyre për luftimin e kësaj sëmundjeje, shkruan GazetaBlic.
Ato i kanë dhënë gjithë secilit shpresë dhe ju kanë bërë thirrje të gjithë që të jenë të forta dhe të luftojnë deri në fund, kështu duke mos u dorëzuar.
Më poshtë do të ju sjellim disa nga luftëtaret e kancerit të gjirit të cilat kanë shumë për të treguar.
Dame Maggie Smith

Diagnostikuar me kancer gjiri në moshën 74 vjeç gjatë xhirimeve të “Harry Potter”, dhe pavarësisht kësaj këmbënguli të vazhdonte filmimet.
“Unë isha pa flokë,” tha Smith një intervistuesi në The Telegraph. “Unë nuk e kisha problem të vija paruken dhe pse dukesha si një vezë e zier”.
Megjithëse pranoi se kanceri i gjirit në moshën e saj ndryshoi pikëpamjen e saj për të ardhmen, ajo vuri në dukje në një intervistës:
“Dy vitet e fundit kanë qenë sfilitëse, megjithëse tani kam filluar të ndihem si një person”, tha ajo. “Energjia ime po kthehet.”
Angelina Jolie

“Nuk ndihem më pak grua. Ndihem e fuqizuar që bëra një zgjedhje të fortë që në asnjë mënyrë nuk më zvogëlon feminitetin ”. – Angelina Jolie
Angelina Jolie e dinte se ajo kishte një histori familjare të kancerit të gjirit dhe zgjodhi t’i nënshtrohej testit gjenetik. Ajo doli pozitive për një mutacion BRCA1 dhe bëri një mastektomi të dyfishtë ndërsa ishte në të tridhjetat.
Aktorja, producentja dhe regjisorja e filmave vendosi të bëjë operacionin në 2013 si një masë parandaluese. Ajo zvogëloi rrezikun e saj të prekjes nga kanceri i gjirit nga rreth 87% në rreth 5%.
“Nuk është e lehtë të marrësh këto vendime. Por është e mundur të merret kontrolli dhe të trajtohet drejtpërdrejt çdo çështje shëndetësore. Ju mund të kërkoni këshilla, të mësoni rreth opsioneve dhe të bëni zgjedhjet që janë të përshtatshme për ju. Dituria është fuqi”. – Angelina Jolie
Cynthia Nixon

Në Sex and the City, ishte Samantha ajo që vuante nga kjo sëmundje, megjithatë pasi përfundoi seriali, ishte Miranda ajo që u diagnostikua në jetën reale në moshën dyzet vjeç.
Cynthia Nixon zbuloi luftën e saj të fshehtë kundër sëmundjes gjatë një interviste ekskluzive me Good Morning America.
Pas njoftimit të saj, aktorja u bë një ambasadore për Susan G. Komen për Cure, një fondacion për parandalimin e kancerit të gjirit.
Anastacia

Disa vjet më parë, Anastacia kishte pozuar nudo në një set fotografik, që zbuloi plagët në trupin e saj për shkak të trajtimit dhe operacionit të kancerit të gjirit.
Këngëtarja 53-vjeçare luftoi me diagnozën për herë të dytë në 2013 dhe iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë dhe operacionit të mëvonshëm rindërtues.

Kylie Minogue

Ylli australian i popit, Kylie Minogue u diagnostikua me fazë të hershme të kancerit të gjirit në 2005 në moshën 39 vjeçare, vetëm pak muaj pasi një doktor tjetër i dha një diagnozë të gabuar.
“Mesazhi im për të gjithë ju është, vetëm sepse dikush vesh një këmishë të bardhë dhe përdor instrumente mjekësore nuk do të thotë që ata kanë plotësisht të drejtë,” i tha ajo Ellen DeGeneres në 2008, duke i këshilluar gratë të besonin në intuitën e tyre.
Katër ditë pas diagnozës së saj, Minogue u operua dhe më pas filloi kimioterapinë. Që atëherë ajo është shëruar.

/GazetaBlic/


