Lajme

Hidhen dy bomba para Ambasadës së Shqipërisë në Beograd

10/14/2021 13:09
nga:Q R

Raportohet se një akt vandal ka ndodhur dje në Ambasadën e Shqipërisë në Serbi.

Burime të sigurta të “Indeksonline”, brenda diplomacisë së Tiranës, kanë bërë të ditur se dy bomba janë hedhur dhe më pas shpërthyer në objektin e ambasadës në Beograd.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40.

Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz.

Kujtojmë se kjo Ambasadë udhëhiqet nga diplomati, Ilir Boçka.