Sporti

Milan dhe Barcelona në garë për shërbimet e Lingard

10/14/2021 12:39
nga:Lorik J

Kontrata me “Djajtë e Kuq” po i vjen fundi dhe Jessie Lingard ka refuzuar rinovimin me klubin anglez.

Me ulje ngritje të performancës së tij këto vitet e fundit, Lingard duket se ka vendosur të largohet nga Premier League.

Lojtari i klubit anglez, me mos rinovimin e kontratës e bën atë një agjent të lirë që mund të largohet me parametra zero.

Milan dhe së fundmi Barcelona kanë shfaqur interes për sulmuesin anësor 28-vjeçar.