Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka falenderuar Qeverinë Kurti që mori dje 3 vendimeve që ndikojnë në zhvillimin e Mitrovicës.
Këto vendimet kanë të bëjnë me shpronsimin e tokave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, marrja e kredisë për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe zgjerimi rrugës në Bajgorë.
Postimi i Agim Bahtiri:
Të dashur qytetarë,
Vendimet e djeshme të marra në mbledhjen e Qeverisë më bën të ndjehem mirë mua si kryetar komune dhe gjithë qytetarët e Mitrovicës. Ajo që nuk është bërë qe 20 vite, ndodhi dje me qeverisjen e Albin Kurtit, ku dëshmohet se prioritet i Qeverisë është Mitrovica.
Këto nuk janë premtime, por janë vendime që u morën dje në mbledhjen e Qeverisë:
1. Vendimi përfundimtar për të shpronësuar pronat e paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Kjo rrugë shumë shpejt do të jetë projekt i kryer.
2. Zgjerimi i rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë, duke ua bërë më të lehtë qarkullimin drejt Shalës së Bajgorës. Kjo i hap rrugë projektit dhe premtimit tim që Shala do të jetë qendër e turizmit.
3. U miratuan dy nismat për impiantin për “Zhvillimin e Ujërave të Zeza në Mitrovicë”, ku Republika e Kosovës do të marrë kredi nga Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
LVV144 | AB +4