Showtime

Arditi zbulon që “Për’puthen” është me skenar: “E dija që Tea ishte në lidhje me Beartin”

10/14/2021 10:18
nga:Genita C

Banori i “Big Brother Vip”, Arditi, ka habitur të gjithë ndjekësit me deklaratën e fundit.

Ai ka komentuar programin “Për’puthen” duke u shprehur se e gjitha ajo është skenar, shkruan GazetaBlic.

“Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar“, -tha Arditi.

Kujtojmë se, Arditi, Fifi, Iliri dhe Paloma janë duke qëndruar në dhomën e dënimeve për shkak se kanë thyer rregullat e programit./GazetaBlic/