Zgjedhjet Lokale

Glauk Konjufca edhe sot vizitoj Mitrovicën në përkrahje të kandidaturës së Agim Bahtirit

10/13/2021 19:01
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca edhe sot ka qendruar në Mitrovicë në përkrahje të kandidaturës së Agim Bahtirit për kryetar komune.

Konjufca e Bahtiri takuan qytetarë të Mitrovicës, ku prezantuan planet qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i Agim Bahtirit:

Qytetarët e mirëpritën mikun e Mitrovicës, kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kafen e fitores e pimë në Iliridë, aty ku edhe do vuloset fitorja madhështore pa balotazh.

Bashkë Qeverisim! LVV 144 | AB +4