Lajme

A e “spiunoi” dikush aksionin në veri të Mitrovicës?

10/13/2021 17:36
nga:Gazeta Blic

Aksioni i sotëm që Policia ndërmori në disa qytete të Republikës së Kosovës, u përcoll me trazira në veriun e Mitrovicës.

Policia u pengua në detyrën e saj nga qytetarët serbë dhe u sulmua me granata dore e armë të gjata.

Lidhur me këtë operacion që u zhvillua me shumë zhurmë e u pengua, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti tha se dyshohet për rrjedhje informacioni dhe se kjo është nën hetim.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tërësi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policorë.”, tha ai ndër të tjera në konferencën për medie.

Jusuf Thaçi kërkesë për Albin Kurtin, paralajmëron një rrezik nga Bashkimi Europian, në dialogun Kosovë-Serbi!