Lajme

Jusuf Thaçi kërkesë për Albin Kurtin, paralajmëron një rrezik nga Bashkimi Europian, në dialogun Kosovë-Serbi!

10/13/2021 17:34
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Jusuf Thaçi, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit dhe reagimeve kundër aksionit të policisë nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Europian, raporton Gazeta Blic.

Thaçi thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë që roli ndërmjetësues i BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi tashmë nuk është veç i padobishëm, por ka filluar të bëhet edhe i rrezikshëm për Kosovën.

Andaj, sipas Thaçit, qeveria nuk guxon të mos bëzajë e të mos veprojë ndaj këtij rreziku!

Shkrimi i plotë:

Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë një gjë.

Roli ndërmjetësues i BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi tashmë nuk është veç i padobishëm, por ka filluar të bëhet edhe i rrezikshëm për Kosovën.

Andaj, Qeveria e Kosovës nuk guxon të mos bëzajë e të mos veprojë ndaj këtij rreziku!

Biden kthen diplomatin me përvojë Christopher Hill në Ballkan, si ambasador Amerikan në Serbi