Lajme

Valbon Kasniqi tregon se si është gjendja e katër policëve të lënduar në veri

10/13/2021 16:29
nga:Y I

Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka thënë se është informuar nga doktor Gëzim Mustafa, mbi gjendjen e katër personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Njoftimi i plotë:

4 policë nisen për QKUK, janë lënduar rëndë në aksionin në veri