Geek

FDA-ja miraton për herë të parë cigaren elektronike në SHBA

10/13/2021 15:47
nga:G C

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), e cila monitoron produktet mjekësore në SHBA, ka miratuar për herë të parë për shitje një cigare elektronike.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, agjencia amerikane autorizoi tregtimin e tre produkteve nga RJ Reynolds, nën markën Vuse.

FDA-ja vendosi që përfitimi për të rriturit që përpiqet të lënë duhanin tejkalon rrezikun që adoleshentët janë bërë të varur.

Produktet e lejuara janë ato me shije duhani, në krahasim me ato me shijet e ëmbla të njohura tek të rinjtë.

Cigaret elektronike janë shitur gjerësisht në SHBA gjatë dekadës së fundit, por marrja e tyre nga adoleshentët ka shkaktuar shqetësim.