Sporti

Lajme të mira nga Sergio Aguero për Ronald Koeman

10/13/2021 14:46
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero është rikuperuar nga dëmtimi i tij dhe u përdor nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në një miqësore të ekipit dytësor.

Përgjigja e golashënuesit argjentinas ishte e shkëlqyeshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kaloi 30 minuta në fushë, luajti për herë të parë me fanellën e Barçës dhe shënoi një gol.

Ai pritet të marrë dritën jeshile nga departamenti mjekësor i stemës katalanase dhe të luajë për disa minuta në “Camp Nou” kundër Valencia.

/GazetaBlic Sport/