Sporti

“Dardanët” reagojnë pas largimit të Bernard Challandes, ky është mesazhi i tyre

10/13/2021 14:05
nga:Mergim Rreci

Bernard Challandes nuk është më trajneri i Kosovës.

Trajnerin veteran zvicëran është larguar zyrtarisht nga drejtimi i “dardanëve” pas humbjes së fundit 1-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, disfatë që e zbriti Kosovën në vendin e fundit në grup, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo gjë u zyrtarizua në një konferencën për shtyp në ora 13:00.

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar në rrjetin social Facebook duke e falënderuar për të gjitha.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara.

Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës.

Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, shkroi klubi.

/GazetaBlic Sport/