Gjatë operacionit të sotëm në veri të vendit kundër kontrabandës së mallrave, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar nga serbët lokalë.
Në pamjet e siguruara nga operacioni i Policisë dhe zyrtarëve të AVUK-ut në veri të Mitrovicës shihen momentet kur huliganët serbë sulmojnë me gurë automjetet e policisë.
Telegrafi gjithashtu ka publikuar pamje nga momenti kur serbët kanë sulmuar pjesëtarët e policisë derisa po kryenin një operacion kontrolli në një barnatore në veri të Mitrovicës.
Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha për REL se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.